WORD COMMUNICATION Fondo Europeo per l'integrazione di cittadini di paesi terzi 2007-2013
Njė derė e hapur pėr emigrantėt
Qendra ndërkulturore Nawras në Novafeltria
Në territorin e Alta Valmarecchia vepron nga viti 2008 Qendra Ndërkulturore Nawras. Me cilësinë e një Shoqate e Promovimit Social, Qendra propozohet si një pikë referimi si për emigrantët rezidentë në territor, si edhe për ata që përditësisht janë në kontakt me persona që nuk janë italianë. Drejton një shërbim informativ për emigrantët (kërkesë për leje qëndrimi, bashkime familjare, kontakte me kuesturat) si edhe një sportel të "Rrjetit kundër Diskriminimit" të Rajonit Emilia-Romagna, të dyja me adresë pranë Qendrës së Punësimit (Centro per l'Impiego) në Novafeltria. Së shpejti do hapë edhe një sportel për punëtorë familjarë dhe për familjet, në bashkëpunim me Caritas-in e Rimini-t. Qendra ofron edhe kurse të gjuhës italiane, të finalizuara për marrjen e çertifikimit për t'u pajisur me Karta Soxhorno dhe një shërbim si mbështetje gjuhësore për nxënës të sapo ardhur në shkollat fillore apo tetë vjeçare në Alta Valmarecchia. Qendra paraqet raste të ndryshme takimi dhe ndërthurje ndërmjet kulturave të ndryshme, disa specifike për fëmijë dhe pak më të rritur (aktivitete mbas shkollore, aktivitete gjallërimi, laboratorë ndërkulturorë), dhe të tjera drejtuar të gjithë qytetarëve (evenimente bashkimi me muzikë dhe ushqime nga bota, ballafaqime dhe ekspozita).
Për informacione dhe kontakte: Elena 333/4986693 - Lucia 333/3805037 - Sara 347/0301230 - associazione.nawras@gmail.com
commenti
Codice Fiscale-P.IVA 02 410 730 408 - Reg. Imprese Rimini n° 02 410 730 408 Capitale Sociale euro 35.000,00 i.v.




