Konvertimi i patentės shqiptare nė Itali
Vështirësitë e provimit të patentës me quiz
Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për konvertimin e patentës shqiptare në Itali, është firmosur me 15 gusht 2009. Nga ajo datë shumë shqiptarë kanë përfituar nga kjo mundësi, mbasi, për mjaft nga ata ishte e vështirë marrja e patentës italiane, sepse, me mënyrën e dhënjes së teorisë me quiz, u bë goxha e vështirë kalimi i teorisë. Marrëveshja parashikon që qytetari shqiptar nuk duhet të kalojë 4 vjet rezidencë në Itali për të kërkuar konvertimin. Gjithashtu, që të mund të konvertohet, patenta shqiptare duhet të jetë marrë për herë të parë, para se qytetari shqiptar të ketë marrë rezidencën në Itali. Por, kjo marrëveshje nuk u jep mundësinë e konvertimit mjaft emigrantëve shqiptarëve, të cilët, janë të pajisur me patentën shqiptare, por nuk arrijnë ta konvertojnë atë sepse nuk plotësojnë dy kushtet kryesore. Me patentën shqiptare, mund t'i jipet automjetit në Itali vetëm për një vit nga kur është marrë rezidenca. Më pas, shoferit, nëse ndalohet, i bllokohet patenta dhe rrezikon gjoba të rënda. Shumë qytetarë shqiptarë që rrezikojnë në këtë mënyrë, provojnë shpesh të marrin edhe patentën italiane, por nuk arrijnë të kalojnë provimin e teorisë për vështirësitë që ka një qytetar i huaj në sistemin me pyetësor me shumë përgjigje të ngjashme, kur shpesh, i huaji njeh gjuhën italiane vetëm për të komunikuar.
commenti
Codice Fiscale-P.IVA 02 410 730 408 - Reg. Imprese Rimini n° 02 410 730 408 Capitale Sociale euro 35.000,00 i.v.




